Lajme

Çka është “superpuna”

Qeveria e Kosovës ka krijuar një platformë punësimi për të rinjtë. Përmes “superpuna”, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues, e Qeveria do të bëj subvencionimin e pagës për 264 euro në muaj, për gjashtë muaj me radhë. Nga Sindikata e Sektorit Privat vlerësojnë se më mirë do të ishte të rriteshin pagat për punëtorët e sektorit privat, duke thënë se në këtë formë po gjuhen para “në flakë”.

Të rinjtë e moshës 18 deri 25-vjeç tash e kanë një adresë se ku të drejtohen për të kërkuar punë. “Superpuna”është platforma e punësimit që është krijuar nga Qeveria e Kosovës, për të lehtësuar qasjen e tyre në tregun e punës.

Përmes kësaj platforme, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues, po që fillimisht duhet t’i shpallë vendet e lira të punës. Qeveria më pas do të bëj subvencionimin e pagës për 264 euro në muaj, për gjashtë muaj me radhë, por që kjo shumë mund të shtohet nga punëdhënësi. Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, publik dhe sektori jo-qeveritar.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha se kjo platformë mbështetë sektorin privat në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë.

Por, nga Sindikata e Sektorit Privat duket se s’e kanë pritur edhe aq “ngrohtë” këtë ide.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FHekuranMurati%2Fposts%2Fpfbid0274rxRugQbWurUaDYsBcshhymwPumPqmxbjk98bmApG1J9cwfck8YzufBWpMmXMqMl&show_text=true&width=500

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, i ka thënë Gazetës Express se çdo dalje e mjeteve nga buxheti dhe shpërndarje te punëtorët është pozitive, por se më mirë do të ishte që të rriteshin pagat për punëtorët e sektorit privat. 

Sipas Azemit, për gjashtë muaj s’mund të krijosh ndonjë bazë për ndonjë profesion dhe se kështu vetëm po gjuhen mjetet “në flakë”.

Ne e kemi analizuar këtë çështje dhe prej këndit tonë, kishte me qenë shumë me arsyshme dhe do ta kishte efektin e vetë që këto mjete të ndahen dhe tu rriten pagat punëtorëve të sektorit privat sepse në rend të parë në aspekt financiar po e stimulon një punëtor, por në rend të dytë është çështja që punëtorët e sektorit privat po e shohin që dikush po interesohet për ta”, ka thënë Azemi. Nga 18 deri në 25-vjeç nuk mund të krijojsh një bazë të mirë për një profesion për gjashtë muaj ditë dhe këto mjete mendoj që kanë më shku gati si me i gjuajt në flake”, thotë Azemi.

Duke folur për pagën e subvencionuar nga Qeveria, Azemi thotë se bie në kundërshtim me Ligjin e Punës, meqë thotë s’mund të paguhet më shumë një punëtor praktikant se një me përvojë. 

“Kjo shumë e mjeteve kishte me qenë shumë më mirë që punëtorëve të sektorit privat tu rriten pagat e tyre me qëllim që të krijohet një shpresë që dikush po interesohet për ta. Përderisa ke një punëtor që punon një muaj ditë dhe atë punëtorë e paguan 170 euro dhe ti në anën tjetër po e paguan një punëtor praktik me 264 euro, kjo bjen ndesh edhe me Ligjin e Punës. Por, krejt e mira e kësaj është që mjetet do të dalin në qarkullim, por që të kemi diçka të mirë në fund të kësaj periudhe, nuk do të kemi asgjë”, ka deklaruar ai.

Azemi mendon se edhe përmes kësaj platforme do të ketë keqpërdorime, si nga punëtorët e si nga punëdhënësit. 

“Realisht vetëm ata që mendojnë edhe do të bëjnë me ba keqpërdorime, me pagën 264 atyre s’ka me shku me iu punu askush.  Ashtu siç ka pas edhe në pakot e mëhershme, siç e dini, ne i kemi deklaruar në Njësinë e Krimeve Ekonomike, Gjykatë e Prokurori për keqpërdorime, mendoj që edhe këtë herë të ketë. Mosha 18-25-vjeç nuk kanë me qëndru në orar të punës prej orës 08:00 deri në orën 16:00”, thotë Azemi.

Ai është ankuar edhe se Qeveria s’po ka komunikim me këtë sindikatë. 

“Qeveria në rend të parë është dashtë që pagën minimale me e ngritë, e jo me i pagu këta 264 euro e punëtorët që punojnë një muaj ditë me i pagu 170 euro.  Dialogu mes Sindikatës së Sektorit Privat dhe Qeverisë së Kosovës është i barabartë me zero. Ne mbajtëm konferencë javën e kaluar dhe 25 kërkesa të protokoluara i patëm për kryeministrin dhe Ministrin e Financave dhe tash për tash jemi në pozicion zero”.

Rregullat për punëdhënësit të cilët angazhojnë punëtorë përmes “superpuna”

Punëdhënësit që duan të punësojnë punëtorë përmes kësaj platforme, duhet të respektojnë disa rregulla. 

Ata s’mund të angazhojnë punëtorë që kanë punuar më herët në kompani dhe s’mund t’i zëvendësojnë punëtorët aktualë me punëtorë të angazhuar përmes superpuna. 

Nuk mund të bie numri i punëtorëve të rregullt më poshtë sesa para angazhimit të punëtorëve përmes kësaj platforme dhe obligohen që të mbajën evidencë mbi vijueshmërinë e punës së punëtorëve të angazhuar përmes superpuna.

“Superpuna” rezervon të drejtën të suspendojë kompanitë të cilat abuzojnë apo shkelin rregullat e përdorimit. Punëdhënësit të cilët angazhojnë punëtorë përmes kësaj platforme do të jetë subjekt i monitorimit të rregullt.

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...