Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka ardhur sërish me një aksion simbolik.
Këtë herë, para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Syla ka shpalosur parullën: “Martini: I mori në $erbi, i solli në s€li”.
Shkronjën “S” dhe “E” pra i ka zëvendësuar me simbole të dollarit, respektivisht euros, duke pyetur nëse ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me para të GEN-it serb ka financuar Vetëvendosjen.
Syla tash e një kohë po shpalos parulla, përmes të cilave po përçon mesazhe të ndryshme.
Leave a comment