Më 30 Shtator, Prokuroria Speciale e Hagës ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar dhe të ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, që përbëhet nga dhjetë pika, duke i akuzuar ish-udhëheqësit e UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale.
Tani Prokuroria e Hagës ka kërkuar zgjatjen e kohës së paraburgimit për ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. Gjyqtari për procedurën paraprake dhe Gjykata e Apelit kanë deklaruar se zgjatja edhe më tej e afateve të paraburgimit për Hashim Thaçin është i arsyetuar me faktin se asnjë qëndrim i shkurtër në ambientet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës nuk do te ishte i mjaftueshëm për të minimizuar rrezikun e intimidimit të dëshmitarëve nga pala e akuzuar.
Zgjatja e afateve te paraburgimit u vendos edhe për ish-ushtarin e UÇK-së Pjetër Shala Ai u arrestua nga autoritetet belge më 16 Mars 2021 dhe u transferua në Hagë më 15 Prill 2021, në bazë të kërkesave për bashkëpunim në ekzekutimin e urdhërarresteve dhe urdhrave të transferimit të lëshuara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Šalja akuzohet për përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme, për krime lufte si burgim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera gjatë konfliktit në Kosovë.
Leave a comment