Gazmend Hoxha ka dalë i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, sipas rezultateve që i kanë publikuar britanikët, të cilët e kanë vëzhguar konkursin.
Hoxha, i cili aktualisht mban pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka marrë 27.5 pikë nga 40 sa ishin gjithsej.
Siç ka raportuar Paparaci të martën, Hoxha është nipi i ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla.
Momentalisht në krye të Policisë është Fehmi Hoti, si ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm.
Në gusht të 2022-s, drejtori i deriatëhershëm, Samedin Mehmeti dha dorëheqje.
Leave a comment