Elvis Hoxha i VV-së ka renditur disa akuza ndaj partive opozitare në Kosovë.
Sipas tij, historia e opozitës në Kosovë është rrënim i Kosovës, transmeton Syri.net Kosova
Më tej, Hoxha ka listuar disa akuza ndaj opozitës.
“E bëjnë Gjykatën Speciale dhe pastaj bëjnë përpjekje ta zhbëjnë. Jo për parim, por për interes.
Japin toka dhe nuk marrin viza. Nuk pendohen, sepse nuk kanë humbur as paret e as tokat e tyre.
E pajisin Beogradin me parti mu në Kuvend të Kosovës, por nuk trishtohen sepse nuk kanë humbur bizneset.
Privatizojnë pasuritë publike dhe premtojnë në çdo fushatë zgjedhore 300 mijë vende pune, por nuk i shqetëson rinia që shkon.
I japin me marrëveshje Zajednicë Serbisë dhe pastaj njëri shef i tyre ia hedh shefit tjetër fajin dhe deklaron se asociacioni është kancer.
E rrëzojnë qeverinë për më ia dhënë Ujmanin Serbisë, por rëndësi ka edhe ajo copë pushtet që nuk e mbajnë as ca muaj.
E kthejnë në problem të rëndë për Kosovën manastirin e Deçanit dhe e kalojnë edhe me Kushtetuese. Por nuk e kanë problem.
Paguajnë lobime për shkëmbime territoriale, por jo me paret e tyre. Jo, me paret e Kosovës e dëmtojnë Kosovën.”, ka shkruar ai mes tjerash.
Leave a comment