Kryeministri Albin Kurti e ka thënë sot se Kosova e pranon propozimin evropian, të njohur si planin franko-gjerman.
Pas takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbim Miroslav Lacjak, Kurti e ka konfirmuar se e ka pranuar propozimin e evropianëve për normalizim të raporteve me Serbinë.
Kurti e ka përsëritur tutje se e sheh propozimin si “një bazë të mirë” për të ecur para me diskutime.
“Bashkëbisedim i mirë me përfaqësuesin special të BE-së, Miroslav Lajcak në një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë si një bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si dhe një platoformë solidë për të ecur tutje”, ka shkruar Kurti.
Por, Kurti thotë se ka pyetje të rëndësishme rreth këtij plani që do t’i adresojë në Bruksel.
“Pyetje të rëndësishme mbi garancën ndërkombëtare, mekanizmat zbatues dhe periudhën kohore do të adresohen së shpejti në bisedimet në Bruksel. Konceptet demokratike të orientimit evropian na japin shpresë”, thuhet në postimin e Kryeministrit në Twitter.
Leave a comment