Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në drekë pune me kryeministrin Albin Kurti kanë folur edhe për kushtet e paraqitura nga ky i fundit për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajçak tha se ia ka treguar Kurtit pozicionin e BE-së rreth kësaj, por këtë nuk deshi ta bëjë publike para gazetarëve.
“Kemi folur për këtë cështje dhe e informova kryeministrin rreth pozicionit tonë por s’dua ta bëjë publike analizën legale, ishte e dobishme që e diskutuam këtë”, tha ai.
Duke iu referuar Asociacionit, Lajçak tha se gjithçka që është nënshkruar duhet të zbatohet.
Lajçak tha se me Kurtin kanë diskutuar edhe për “përgatitjen e një takimi konstruktiv të nivelit të lartë” me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Diplomati europian tha se kjo ishte vizita e dhjetë në Prishtinë që nga shtatori.
Leave a comment