Po vazhdon dreka e punës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Takimi po zhvillohet në një nga hotelet e Prishtinës.
Nacionale mëson se në takim tashmë është bashkuar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Kurti pak para takimit me Lajçak, ka pasur takim edhe me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.
Këto zhvillime vijnë pak ditë pasi kryeministri Kurti prezantoi gjashtë kushtet e Asociacionit.
Leave a comment