Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Kryesia e Kuvendit u dakordua që këtë javë të mbahen dy seanca.
Ajo ka thënë se një seancë do të mbahet të mërkurën, si vazhdim i seancës, ndërkaq një seancë e rregullt do të mbahet të enjten.
Sipas saj në seancën e së enjtes, përveç tjerash do të trajtohet pika për ndarjet buxhetore.
“E para do të jetë më 8 shkurt, me fillim në ora 12:00 dhe në agjendë do të jetë trajtimi i pikave të papërfunduara dhe seancave të pambyllura nga ditët e mëhershme, përfshirë edhe ato të muajit dhjetor. Ndërsa, seancë e rregullt do të mbahet të enjten më 9 shkurt, me fillim në ora 10:00, në të cilën përveç pikave të rregullta, deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare dhe një mori votimesh, të cilat janë pika të bartura do të jetë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi ndarjet buxhetore. Ndryshime këto, të cilat do të reflektojnë miratimin e koeficinetit të miratuar në qeveri nga Ligji i Pagave.”, tha ajo.
Ajo ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në Turqi dhe Siri pas tërmetit 7.8 shkallësh.
Leave a comment