Një punëtor ka vdekur pasi që ka rënë nga shtylla elektrike ku ishte duke punuar. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në fshatin Levoshë të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi e konfirmoi rastin për portalin rtv21.tv.
“Punëtori ka qenë duke punuar në shtyllën elektrike ende nuk e dimë a ka qenë në kontakt me energjinë që është rrëzuar apo jo, por mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha ai./EraInfo
Leave a comment