Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, u ka miratuar disa rregullore.
Ndër to janë miratuar Rregullorja për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik, Rregullorja për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit, Rregullorja për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës dhe Rregullorja për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.
Të gjitha rregulloret e miratuara:
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar:
-Rregulloren për Shtesën për Licencë të Avancuar për Nëpunësin e Arsimit Para-universitar.
-Rregulloren për Shtesën e Nëpunësit të Sistemit Shëndetësor.
-Rregulloren për Shtesën Funksionale për Krijuesin dhe Performuesin e Artit dhe të Kulturës.
– Rregulloren për Kompensimin e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, që Ushtrojnë Detyrën Jashtë Vendit.
-Rregulloren për Pagën Bazë dhe Përvojën në Punë për të Punësuarit në Sektorin Publik.
-Rregullore për Kompensimin për Udhëtime Zyrtare dhe Shpenzimet e Përfaqësimit.
– Rregulloren për Kompensimin për Kujdestari, Punën gjatë Natës, dhe Punën Jashtë Orarit të Punës.
– Rregulloren për Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik.
-Rregulloren për Shtesën Funksionale.
-Rregulloren për Kompensimin për Funksionin Shtesë.
-Rregulloren për Ekspertët që përcakton rregullat dhe procedurën për zbatim të shtojcës 14.4 të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka vendosur që vlera e koeficientit në Ligjin e Pagave do të jetë 105 euro, e një gjë e tillë u kundërshtua nga opzita e disa nga punëtorët të sektorit publikë duke e konsideruar si vlerë të ulët në raport me inflacionin.
Leave a comment