Lajme

Daçiq: Pa Uashingtonin nuk ka zgjidhje për çështjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pas kthimit nga Washingtoni ka ndarë përshtypjen e tij për raportin SHBA-Serbi me publikun serb.

Ai tha se në SHBA “atmosfera dhe qëndrimi ndaj Serbisë ka ndryshuar shumë në krahasim me vitet e kaluara” dhe tha se pa marrëdhënie të mira me shtetin amerikan nuk është e mundur të arrihet një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

“Sot shihet se ka shumë më tepër mirëkuptim për pozicionin e Serbisë, për problemet dhe vizionin e Serbisë. Mund të thuhet se ne mund të ndërtojmë themelet për një partneritet strategjik”, tha Daçiq në TV Pink.

Ai shtoi se kjo është e rëndësishme sepse “është e pamundur të mendohet për mënyrën dhe mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje politike pa marrëdhënie të tilla me SHBA-në”.

Për ndryshimin e pretenduar të pozicionit amerikan dhe atij europian, Daçiq u mundua t’ia veshë presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke thënë për të se u tregua i përgjegjshëm./Express/

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...