Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan shpreson se procesi i dialogut të Kosovës me Serbinë të përfundojë duke siguruar paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon.
Erdogan, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Stamboll u shpreh se Turqia mbështet dialogun mes dy vendeve.
Ndër të tjera, Erdogan nënvizoi se mbështetja e Turqisë për Kosovën do të vazhdojë në të gjitha drejtimet, duke përfshirë edhe një punë intensive për ta arritur numrin e njohjeve të pavarësisë.
“Ne mbështesim dialogun Kosovë-Serbi dhe presim që palët të demonstrojnë një qasje paqësore e konstruktive. Shpresojmë që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Turqia është e gatshëm të ofrojë çdo mbështetje të mundshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit tonë dhe të jap kontributin e nevojshëm nëse kjo kërkohet nga palët.
Ne po vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare, kështu, ne mbështesim vizionin e Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO, në Këshillin e Evropës dhe në BE”, theksoi Erdogan.
Leave a comment