Një burrë dhe një grua bashkëshort, janë arrestuar nga Policia .
Kjo, pasi që të njëjti kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt.
“Rr.2 Korriku, Istog 03.02.2023-12:35. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (bashkëshort) pasi që të njëjtit kanë shfrytëzuar fëmijët e tyre për të kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari mashkull dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Leave a comment