Lajme

Kandidati i VV-së për deputet-kryetari i ri i bordit të BQK-së

Banka Qëndrore e Kosovës ka njoftuar se kanë vendosur për udhëheqësin e ri të bordit. Në njoftimin e datës 03 shkurt 2023, shkruhet:

“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.”

Bashkim Nurboja ka qenë kandidat i VV-së për Kryetar të Komunës së Pejës e edhe kandidat për deputet.

Gazeta Nacionale ka nxjerrur një postim të datës 14 gusht 2017, në të cilin faqja zyrtare e Lëvizes Vetëvendosje e prezanton atë si kandidat pë kryetar komune, duke dhënë një biografi të shkurtë.

“Bashkim Nurboja ka marrë votat e anëtarësisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë për kandidimin për kryetar të Pejës. Z. Nurboja ka përfunduar doktoraturën për ekonomi në Universitetin e Lubjanës. Magjistraturën e ka të përfunduar në Universitetin Staffordshire në Angli. Nga viti 2006 ka punuar si mësimdhënës Universitar, ne Universitetin e Prishtinës e më pas në Universitetin Haxhi Zeka dhe Kolegjin Universum. Bashkimi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca akademike në SHBA dhe Evropë. Ka publikime shkencore në fushën e ekonomisë. I urojmë shumë suksese z. Nurboja dhe aktivistëve të Pejës,” thuhej në postimin në fjalë.

Ndryshe, në disa intervista, Nurboja është shfaqur edhe si kandidat për deputet, ndërkaq pasi ka dështuar të zgjedhet deputet, është emëruar si zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal. Kjo gjë ka qenë bërë e ditur edhe në një njoftim të Qeverisë Kurti I.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Bashkim Nurboja, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Kryeministri në detyrë Kurti i ka uruar z. Nurboja suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tij në Ministrinë e Zhvillimi Rajonal,” njoftonte Zyra e Kryeministrit.

Viona Bunjaku, aktivistja e Lëvizjes Fol, e cila merret me monitorim publik është shprehur se nuk kanë njohuri për procesin pasi nuk kanë qenë monitorues të këtij procesi.

“Lista e cila ka dalë, është një listë që vet BQK-ja e ka publikuar, mirëpo që ne nuk kemi pasur mundësi që të dimë se kush janë këta persona, si janë vlerësuar, cili është ‘backgroundi’ i tyre dhe çfarë kanë punuar paraprakisht. Dhe gjithashtu nuk mund të dimë se si ka shkuar krejt procesi dhe faza e intervistimit, për arsye se ne nuk kemi qenë brenda si monitorues të këtij procesi. Andaj, ne nuk e dimë se cili do të jetë ai kandidat i cili do të zgjidhet nga Kuvendi. Po ashtu, nuk mund të dimë se cili do të jetë ai kandidat i duhur.” – ka thënë ajo për Kosovapress. /EraInfo

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...