Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mori pjesë në Rishikimin e Stabilitetit të Sektorit Financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Rishikimi i Stabilitetit të Sektorit Financiar të FMN-së është një instrument për zhvillimin e kapaciteteve që ofron një bazë diagnostike, identifikon dobësitë kryesore në sistemet financiare dhe kapacitetet institucionale dhe zhvillon një plan veprimi afatmesëm me prioritet për reformat e sektorit financiar.
Lidhur me këtë, Mehmeti, i cili bëhet guvernatori i parë kosovar që merr pjesë në një Rishikim, theksoi se asistenca teknike e FMN-së ka pasur një ndikim të madh në sistemin financiar kosovar.
“Mbështetja fillestare na ndihmoi të vendosim funksionet kryesore të institucionit tonë, duke formuar kështu strukturën e sistemit tonë financiar dhe stabilitetin e tij: mbështetja e vazhdueshme po na ndihmon në forcimin e qeverisjes dhe kapaciteteve tona teknike që janë të nevojshme për të përballuar sfidat e reja dhe kompleksitetin në rritje të rreziqeve dhe pasiguritë globale”, tha Mehmeti.
Leave a comment