PSG fitoi 1-3 përballë Montpellier, por suksesi në transfertë u sfumua nga dëmtimet e Kylian Mbappe dhe Sergios Ramos, të cilët u larguan nga fusha në pjesën e parë.
Ylli francez ka pësuar një tërheqje muskulore dhe do të qëndrojë jashtë fushave rreth tre javë, duke humbur në këtë mënyrë duelin e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League.
PSG pret Bayern Munchen në “Parc des Princes”, sfidë që do luhet në 14 shkurt, takim ku kampionët e Francës do të zbresin në fushë pa Mbappe.
Ndërkohë, kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën që do të qëndrojë jashtë mbrojtësi Sergio Ramos.
Leave a comment