Çdo ditë të premte gjithmonë ka një rubrikë në emisionin “Live From Tirana”, e cila quhet “Social Top 5”.
Një rubrikë që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.
Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë personazhet që kanë spikatur në Instagram apo në media këtë javë?
MOS E HUMBISNI
Bëni këtë para se të shkoni në shtrat dhe digjni 1 kg yndyrë gjat
Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave…
Një nga banorët më të rinj të shtëpisë së “BBV” është Qetsor Ferrunaj, një ish-fitues i Big Brother, i cili pak më parë bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se është futur sërish për të fituar.
Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës në Instagram.
Javët e fundit është vënë re krijimi i një marrëdhënie të re midis Krist Dragoti dhe këngëtares Keisi Medini, kjo e fundit ka arritur të fitojë gjithashtu 1 mijë ndjekës.
Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë. Maestro ka arritur të fitojë 1500 ndjekës.
Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 1800 ndjekës në llogarinë e tij personale në Instagram. Padyshim që një nga hyrjet më të komentuara ka qenë Sabiani, i cili sipas Luizit duket se e ka ndryshuar opinionin e tij për Kristin.
Një banor tjetër që iu është bashkuar shtëpisë është edhe aktori i mirë njohur shqiptar Elvis Pupa, i cili nga 125 mijë ndjekës ka shkuar në 128 mije ndjekës.
Banorja tjetër, e cila na suprizoi me hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme, ishte edhe Antoneta Koçi. Ajo ka fituar 4 mijë ndjekës këtë javë.
Kiara Tito pas hapjes së kutinë së Pandorës dhe dasmës së realizuar, ka arritur të marrë shumë pëlqime nga publiku, duke fituar këtë javë 4 mijë ndjekës.
Luiz Ejlli këtë javë nga 565 mijë ai ka shkuar 573 mijë, duke fituar plot 8 mijë ndjekës të rinj në Instagram.
Leave a comment