Janë disa gjëra që gratë shohin shpesh tërheqëse te burrat.
1. Pamja e jashtme
Edhe pse shumica e grave thonë, se shikojnë njeriun, gjëja e parë që të tërheq te dikush është pamja e jashtme. Rëndësi ka edhe higjiena e tij personale dhe kujdesi që tregon për dukjen e tij të jashtme.
2. Sensi i humorit
Gratë duan dikë që edhe në momentet e vështira të shohë anën pozitive të gjërave. Nëse ka sens humori në shumicën e kohës, kjo tregon se ka mundësi të duket tërheqës në sytë e një gruaje.
3. Ndjeshmëria
Komunikimi, është çelësi kryesor i një lidhjeje të suksesshme. Nëse një burrë ka aftësinë që të dëgjojë dhe simpatizojë partneren e tij, duket shumë tërheqës në sytë e saj.
4. Talenti
Nëse një burrëka një talent të caktuar dhe nëse e përdor për të arritur diçka në jetë, kjo gjë e bën më shumë tërheqës në sytë e një gruaje.
5. I suksesshëm
Nëse një burrë ka një punë të mirë, një vend për të jetuar dhe është i përgjegjshëm, në sytë e një gruaje ai është tërheqës.
6. Familje e mirë
Familja është pasqyrimi më i mirë i një njeriu. Nëse një burrë ka një familje të mirë dhe ata kanë pasur ndikim pozitiv te fëmija e tyre, ai do admirohet nga një grua që e pëlqen.
7. Inteligjentë
Inteligjenca te një burri ka shumë rëndësi, sepse ndikon në rrugën drejt suksesit, sipas lexo.al Kjo gjë, i tërheq gratë.
Leave a comment