581 specializantëve me vetëfinancim do tu vazhdohet subvencionimi me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot shtohen edhe 10 të tjerë nga rajoni
Prishtinë, përcjell Syri.net Kosova.
Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, në pikën dy dhe tre të rendit të ditës të propozuar nga Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia është marrë vendim që të vazhdojë subvencionimi për 591 specializantë me vetëfinancim, prej të cilëve 581 specializantë qytetarë të Republikës së Kosovës, ndërsa janë shtuar dhe 10 specializantë që vijnë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Ministri Vitia tha se kjo masë është në kuadër të veprimeve që po ndërmerr Ministria e Shëndetësisë me synim të rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
“Ne mbesim të angazhuar që kjo masë dhe veprime të tjera të cilat do të ndërmerren në të ardhmen, do të ndikojnë që qytetarëve tanë t’ju ofrohen shërbime sa më cilësore “, tha ministri Vitia, duke veçuar se kjo mbetet një prej objektivave të Qeverisë në kuadër të rritjes së cilësisë dhe përmirësimit të shërbimeve në sektorin publik të shëndetësisë.
Leave a comment