Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se gjatë këtij viti, 50 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheqje.
Zeqiri ka numëruar arsyet se pse ata kanë dhënë dorëheqje.
“Gjatë këtij viti 50 zyrtarë policorë kanë dhënë dorëheje, e shumica për shkak të pagës dhe kushteve tjera në punës siç janë sigurimi shëndetësor, ligji për pensionim, shujta, paga e 13-të, shpenzimet e rrugëtimit e shumë e shumë të tjera”, tha Zeqiri në “Frontal”.
Ai tha se këto dorëheqje janë jashtëzakonisht shqetësuese.
Zeqiri shtoi se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar rreth 100 dorëheqje.
Leave a comment