Lajme

30 ditë paraburgim ndaj policit të dyshuar se plagosi një serb në veri, tre të tjerët në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër policëve të arrestuar më 11 prill 2023, lidhur me plagosjen e një qytetari serb në veri të Kosovës.

Vendimi është marrë të enjten nga gjyqtari i procedurës paraprake i kësaj gjykate, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndaj të akuzuarit K.P. është caktuar masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, pasi i njëjti dyshohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Manipulimi me prova”.

Kurse, ndaj tre të dyshuarve të tjerë për veprën penale “Moslajmërim i veprës penale”, S.U., F.M. dhe M.M. është caktuar masa e arrestit shtëpiak në afat prej 30 ditësh.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) më 11 prill 2023 ka njoftuar se janë arrestuar katër zyrtarët policorë që dyshohet se janë përfshirë në plagosjen e një serbi në veri të Kosovës të hënën.

Njëri nga zyrtarët policor dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe manipulm me prova, ndërsa tre policët e tjerë, po ashtu, dyshohen se kanë kryer veprën penale “moslajmërim i veprës penale”.

Fillimisht, Policia e Kosovës kishte hedhur poshtë raportimet se zyrtarë policorë të këtij institucioni e kanë sulmuar me armë zjarri një banor të komunitetit serb në veri. Por, më vonë Policia e kishte pranuar se katër policë ishin përfshirë në këtë rast.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte thënë se kanë nisur hetimet derisa kishte përshkruar se rasti i plagosjes së M.J kishte ndodhur pasi ky i fundit nuk e kishte ndalur veturën dhe pastaj zyrtari policor kishte shtënë në drejtim të veturës.

Me vendim të prokurorit atyre iu ishte caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

“… Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara deri më tani janë suspenduar katër zyrtarë policorë , ndaj tre zyrtarëve që nuk kishin raportuar lidhur me rastin dhe një zyrtar për mos raportim si dhe për përfshirjen e tij në rast. Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore në koordinim me prokurorinë hetuesit e IPK-së kanë arrestuar sot në orët e mbrëmjes katër zyrtarë policorë me dyshimin se kanë kryer veprën penale “mos lajmërim i veprës penale” dhe njëri nga ta është i dyshuar për veprën penale “vrasje – në tentativë”, kishte njoftuar Inspektorati Policor i Kosovës./BetimipërDrejtësi/

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...