Një spital lokal në veri të Ganës i tha 29-vjeçarit Sulemana Abdul Samed gjatë një prej kontrolleve të tij të fundit se ai kishte arritur lartësinë 2.89 metra. Kjo do ta bënte atë njeriun më të gjatë në botë, por kishte një kleçkë, pasi klinika rurale nuk mund të ishte e sigurt për gjatësinë e tij, sepse nuk kishte mjetet e duhura matëse.
Ai u diagnostikua me gjigantizëm disa vite më parë. I njohur për të gjithë me pseudonimin e tij Awuche, që do të thotë “Le të shkojmë” në Hausa, ai u befasua nga spektakli që po shkaktonte. Kjo rritje në gjatësi filloi të vihej re kur ai ishte 22 vjeç.
Fillimisht ai vuri re se gjuha i ishte rritur aq shumë, sa s’mund të merrte dot as frymë. Ai vizitoi një farmaci lokale për të marrë disa ilaçe, por disa ditë më vonë ai kuptoi se çdo pjesë tjetër e trupit të tij kishte filluar të rritet në madhësi. Kur familja dhe miqtë nga fshati i tij vizitonin qytetin, të gjithë do të vinin re për rritjen e tij dhe pikërisht në këtë pikë ai kuptoi se po kthehej gradualisht në një gjigant.
Leave a comment