activeKryesoreLajme

15 vjet më parë, Gjermania e njohu Kosovën shtet

20 shkurti i 2008-ës shënon një datë të rëndësishme në marrëdhëniet Kosovë-Gjermani.

Veç tre ditë më pas, shteti gjerman e njohu vendin tonë shtet.

E pikërisht sot, pas një dekadë e gjysmë të njohjes së mëvetësisë Gjermania e ka kujtuar këtë moment.

Ambasada e saj në Kosovë e ka shpërndarë edhe letrën me të cilin është bërë njohja.

Ajo i ishte dorëzuar presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, nga shefi i atëhershëm Karl-Albrecht Wokalek.

Po ashtu Kosova dhe Gjermania, shënojnë edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“15 vjet më parë, shefi i atëhershëm i Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, Karl-Albrecht Ëokalek ia dorëzoi Presidentit Fatmir Sejdiut letrën zyrtare në të cilën Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës dhe u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve” , thuhet në shkrimin e Ambasadës.

Ambasada thotë se Gjermania është falendëruese për raportet që ka ndërtuar me Kosovën dhe kosovarët.

“Derisa festojmë përvjetorin e 15-të të raporteve tona diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë, ne jemi falënderues për partneritetin e ngushtë në shumë fusha dhe miqësinë e vërtetë, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes popujve tanë”, shkruan Ambasada

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...