Lajme

Zgjedhjet e 23 Prillit në pjesën veriore, a është e domosdoshme marrëveshja për to?

18 dhjetori i vitit të kaluar u caktua si data për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Veri, mirëpo pas barrikadimit të rrugëve atje, presidentja Osmani vendosi që t’i shtyjë zgjedhjet për 6 muaj. Për rikthimin në institucione, serbët kanë kërkuar themelimin e Asociacionit “në përputhje me marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel”. Nëse deri më 23 prill nuk arrihet dakordim mes Kosovës e Serbisë, a do të marrin pjesë serbët në zgjedhje?

Pas dy muajsh e gjysmë, pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë të komunave në Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Mospjesëmarrja e serbëve në zgjedhje e rrezikon këtë proces, pasi për shkak të barrikadave të vendosura nga ta, zgjedhjet u shtynë nga dhjetori në prill. Për të marrë pjesë në zgjedhje, Lista Serbe, që shpesh flet në emër të qytetarëve serbë të Kosovës, ka paraqitur dy kushte.

Kryetari i kësaj partie, në nëntor, kishte thënë se serbët nuk do të kthehen në institucionet deri në momentin që kryeministri Albin Kurti të tërheq vendimin për targat dhe të nis formimin e Asociacionit në përputhje me marrëveshjen e parë të nënshkruar në Bruksel.

“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, kishte deklaruar Rakiq.

Aktualisht vëmendja është të kushti i dytë, ai për Asociacionin, për të cilin është diskutuar intensivisht kohëve të fundit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar në parim themelimin e asociacionit, mirëpo ka vendosur gjashtë kushte.

“1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës; 2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5); 3. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe, në ndërlidhje me këtë të fundit, vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës; 4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale; 5. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive, si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane; 6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë (dhe tek të tjera) shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në BE (që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013)”, janë gjashtë kushtet që i prezantoi Kurti.

Mirëpo ende nuk dihet se a do të arrihet dhe kur do të arrihet kjo marrëveshje, gjë që e ndikon edhe procesin zgjedhor në Veri, ku serbët kanë hequr dorë nga çdo pozitë publike.

Nëse nuk arrihet marrëveshja për asociacionin deri më 23 prill, atëherë serbët ka mundësi që do t’i bojkotojnë zgjedhjet në Veri e të protestojnë, njëjtë siç bënë në nëntor.

Presioni i ShBA-së dhe BE-së për themelimin e asociacionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po vazhdojnë të ushtrojnë presion për arritjen e një marrëveshje për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan, Gabriel Escobar, më 3 shkurt, komentoi refuzimin e Kurti për Asociacionin, edhe pse ai paraqiti gjashtë kushtet për pranimin e tij.

“Sido që shkoni përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, do të keni një Asociacion [të komunave me shumicë serbe]. Prandaj them gjithmonë se do të zbatohet në një moment. E pranon ose jo qeveria aktuale në Kosovë obligimin ligjor, nuk është marrëveshje mes Kurtit dhe Serbisë. Është një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë vazhdoj të them se do të ndodhë. Do të jetë baza e marrëveshjes së normalizimit. Nuk mund të mos bëhet kjo”, tha qartë Escobar për Pavlovic Today.

Ndërsa, i dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti të hënën tha se është e ditur se gjithçka që është nënshkruar, duhet të zbatohet.

“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak. 

KQZ miraton afatet për aktivitetet dhe planin operacional për zgjedhjet në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, gjatë mbledhjes së djeshme, ka marrë vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për zgjedhjet në Veri.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për caktimin e afateve të aktiviteteve dhe miratimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi dje për Express.

Fushata do të mbahet nga 4 deri më 21 prill, ndërsa afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhje do të jetë nga 9 deri më 18 mars.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Articles

activeBallinaLajme

Kurti: Po punojmë pa u lodhur çdo ditë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e të gjithëve

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj...

activeBallinaLajme

Tentim vrasje në Pejë, policia jep detaje

Të shtunën pas mesnate rreth orës 01:25 ka pasur të shtëna me...

Lajme

FOTO: Katër sekrete për një fizik të jashtëzakonshëm nga Jennifer Aniston

Jennifer Aniston ka zbuluar së fundmi për mediat se çfarë gjërash bën...

Lajme

A janë të dobishme thashethemet në punë? Ja si duhet ti trajtoni bisedat me kolegët dhe të shmangni keqkuptimet mes jush

Le ta pranojmë të gjithë, thashethemet konsiderohen kripa dhe piperi i vendit...